Adea Abdullahu, një vajzë 7-vjeçare me pasion për muzikën, ka publikuar projektin e saj të ri me titull “Unë jam shqipe nga Kosova”.
Ajo njihet për interpretimet e saj muzikore që në moshë të vogël, ndërsa më herët ka tërhequr vëmendjen edhe me interpretimin e këngës “Diamonds” nga Rihanna, ku ka shfaqur talentin dhe zërin e saj.
Në projektin e ri, Adea sjell një këngë me motive patriotike, duke shprehur dashurinë dhe krenarinë për Kosovën përmes muzikës.
Videoklipi zyrtar i këngës tashmë është publikuar në YouTube dhe po prezanton para publikut një talent të ri në skenën muzikore.