August 6, 2026
1 min read

Gjini: Po humbet kohë me qëllim në Kuvend

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka akuzuar pushtetin për thellimin e krizës politike pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, duke e cilësuar situatën si një përpjekje për uzurpimin e institucioneve.

Për Demantim News, Gjini deklaroi se zhvillimet e fundit përbëjnë një “grushtshtet të brendshëm”, duke theksuar se, sipas tij, institucionet po mbahen peng përmes keqpërdorimit të legjitimitetit demokratik.

Ai shtoi se pushteti po përpiqet t’ua atribuojë përgjegjësinë për ngërçin partive opozitare, ndërsa, sipas tij, procesi politik po zvarritet me qëllim.

Gjini kërkoi që procesi i konstituimit të Kuvendit të mos bllokohet më tej dhe institucionet të funksionalizohen në përputhje me rendin kushtetues.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop