Një 40-vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte në Durrës, pasi dyshohet se humbi ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi.
Për Demantim News, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në lagjen nr. 4, ku viktima, me inicialet E.L., është ndjerë keq gjatë punës.
40-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur t’u mbijetojë problemeve shëndetësore, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.
Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
/Demantim News/