Një aksident mes një treni dhe një veture ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku treni i linjës Prishtinë–Pejë është përplasur me një automjet.
Për Demantim News, si pasojë e aksidentit, vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Deri më tani nuk dihet nëse nga aksidenti ka persona të lënduar, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Policia e Kosovës pritet të dalë me informacione zyrtare lidhur me shkakun e aksidentit dhe pasojat e tij.
/Demantim News/