Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e presidentit ose presidentes së Republikës, duke theksuar se kjo është detyrim kushtetues i të gjitha subjekteve parlamentare.
Për Demantim News, Nagavci deklaroi se Kosova nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje të reja, por të arrijë një konsensus politik që do të mundësonte funksionalizimin e institucioneve.
Ajo tha se qytetarët presin përgjegjësi dhe bashkëpunim nga përfaqësuesit e tyre, e jo bllokada institucionale, duke shtuar se Vetëvendosje ka kërkuar kohë shtesë për t’u dhënë hapësirë bisedimeve që synojnë një marrëveshje për presidentin.
Sipas Nagavcit, një dakordim politik do të ishte në interes të shtetit dhe do të shmangte nevojën për zgjedhje të parakohshme.
/Demantim News/