August 6, 2026
1 min read

Pacolli: Ereniku hap një kapitull të ri për mbrojtjen e lumenjve

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se lumi Erenik në Junik do të jetë lumi i parë në Kosovë që do të rehabilitohet plotësisht përmes Zgjidhjeve të Bazuara në Natyrë (Nature-Based Solutions).

Për Demantim News, Pacolli bëri të ditur se projekti do të financohet dhe realizohet nga Ministria, me synimin për ta çliruar lumin nga betonizimi dhe për të rikthyer funksionimin natyror të tij.

Ajo tha se, pas takimit me kryetarin e Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, janë dakorduar hapat për zbatimin e projektit, i cili do të shërbejë si model për rehabilitimin e lumenjve në Kosovë.

Sipas Pacollit, qasja e re do të bazohet në projektimin në harmoni me natyrën, duke zëvendësuar praktikat tradicionale të betonizimit.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop