August 6, 2026
1 min read

Kosova dhe FBI me bashkëpunim të ri për luftimin e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka pritur në takim dy zyrtarë të FBI-së, në kuadër të thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.

Për Demantim News, gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit, identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve të sigurisë, si dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave ndërkombëtare.

Palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm si të rëndësishëm për avancimin e kapaciteteve të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe për përballimin e sfidave të përbashkëta në fushën e sigurisë.

Në fund të takimit, u dakordua që bashkëpunimi ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe FBI-së të zgjerohet edhe më tej përmes koordinimit të vazhdueshëm, shkëmbimit të informatave dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta profesionale.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop