August 6, 2026
1 min read

Haradinaj me mesazh për Kurtin: Mos lësho pe!

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar me ironi ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili kërkoi një dakordim sa më të gjerë politik për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Për Demantim News, Haradinaj kritikoi qëndrimin e Kurtit përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e akuzuar atë për mungesë kompromisi në procesin politik.

“Mos lësho pe, Albin. Krejt ose hiç. Pak rëndësi ka çka mendojnë 1.5 milion banorë, plus ty të dojnë krejt. Sa mirë që po të sheh kombi ynë se në çfarë derexhe je ardhur!”, ka shkruar Haradinaj.

Reagimi vjen në kohën kur skena politike po zhvillon negociata për konstituimin e Kuvendit dhe arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop