August 7, 2026
1 min read

Sot afati i fundit për konstituim të Kuvendit

Sot shënon afatin e fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se kur do të vazhdojë seanca e nisur të enjten për konstituimin e legjislaturës së 11-të.

Seanca u ndërpre me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili kërkoi kohë shtesë për konsultime me përfaqësuesit e partive politike, me synimin për të arritur një marrëveshje lidhur me zgjedhjen e presidentit.

Kërkesa u kundërshtua nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa kryesuesi i seancës, Avni Dehari, vendosi të ndërpresë punimet.

Para ndërprerjes, Kuvendi përfundoi dy pikat e para të rendit të ditës: formimin e Komisionit për Verifikimin e Mandateve të deputetëve dhe betimin e deputetëve të rinj.

Pasi u konstatua se mandatet ishin në përputhje me ligjin, deputetët e zgjedhur dhanë betimin. Betimin e dhanë edhe deputetët e Listës Serbe.

Mbetet e paqartë nëse Kuvendi do të arrijë të përfundojë procesin e konstituimit brenda afatit kushtetues. Në të kundërt, vendi mund të përballet me pasoja të tjera politike.

Latest from Blog

Go toTop