August 7, 2026
1 min read

Katër të lënduar nga një aksident trafiku në Gjilan

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në rrugën Gjilan–Koretishtë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa ngjarja është regjistruar rreth orës 05:00.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, bëri të ditur se të lënduar kanë mbetur të dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë.

Sipas tij, të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan dhe më pas janë liruar për në shtëpi.

Latest from Blog

Go toTop