Një aksident i rëndë trafiku ka shkaktuar dy viktima mëngjesin e së premtes në Greqi, ku kanë humbur jetën një nënë dhe djali i saj nga Shqipëria.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti me të cilin udhëtonin viktimat është përplasur me një kamion. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.
Si pasojë e përplasjes së fuqishme, kanë humbur jetën një grua 43-vjeçare dhe djali i saj 24-vjeçar.
Trupat e pajetë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Serres për procedurat e mëtejshme.
Në aksident ka mbetur i lënduar edhe drejtuesi 57-vjeçar i kamionit, i cili është transportuar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës.