August 7, 2026
1 min read

Kapet në Gjermani, ekstradohet në Kosovë i dyshuari për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka realizuar ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Gjermania, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it.

Ekstradimi është kryer përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet përkatëse policore dhe institucionet e drejtësisë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pas kërkesës së institucioneve të drejtësisë së Kosovës, pasi dyshohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Pas kthimit në Kosovë, ai i është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës, të cilat do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore.

Policia ka bërë të ditur se bashkëpunimi ndërkombëtar do të vazhdojë me qëllim të identifikimit, gjurmimit dhe arrestimit të personave të kërkuar.

Latest from Blog

Go toTop