August 7, 2026
1 min read

Ambasadori Ajeti shpreh ngushëllime për tre kosovarët që humbën jetën në Gjermani

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka shprehur ngushëllime pas aksidentit tragjik në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, ku humbën jetën tre bashkatdhetarë kosovarë.

Përmes një reagimi, Ajeti ka shprehur pikëllimin e tij për humbjen e jetëve dhe ka bërë të ditur se Ambasada e Kosovës në Gjermani është në kontakt me autoritetet gjermane lidhur me rastin.

“Në këto momente jashtëzakonisht të dhimbshme, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave”, ka shkruar Ajeti.

Tre kosovarët humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku në Gjermani, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende po hetohen nga autoritetet.

Latest from Blog

Go toTop