Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit pas seancës konstituive të Kuvendit.
Hoti ka thënë se LDK-ja është e gatshme të kontribuojë në krijimin e institucioneve të reja, por sipas tij kjo mund të arrihet vetëm përmes gatishmërisë për kompromis.
“Sigurisht se LDK-ja ka vullnet të ndihmojë në themelimin e institucioneve. Por kjo duhet dhe mund të bëhet vetëm duke treguar gatishmëri për kompromis”, ka deklaruar Hoti.
Ai ka kritikuar presionet politike dhe paralajmërimet për zgjedhje të jashtëzakonshme, duke thënë se përmes tyre nuk mund të zgjidhen problemet.
“Duke shantazhuar me zgjedhje të jashtëzakonshme nuk arrihet asgjë. Përkundrazi”, ka shkruar Hoti.