Bashkimi Evropian po përballet me thirrje të reja për të përshpejtuar procesin e zgjerimit, në një kohë kur sfidat gjeopolitike dhe konkurrenca ndërkombëtare janë në rritje.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se vendi ndodhet në një periudhë të favorshme në rrugëtimin drejt integrimit evropian.
“Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria është në momentin më të mirë në shumë aspekte”, ka thënë Rama.
Ndërkohë, disa vende kandidate kanë shprehur shqetësime nëse procesi i zgjerimit do të çojë realisht drejt anëtarësimit të plotë.
Diskutimet për një model më gradual të integrimit evropian kanë ngritur dilema mes vendeve kandidate, të cilat frikësohen nga krijimi i niveleve të ndryshme të anëtarësimit.