Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka dërguar ftesë për takim kreut të Aleancës, Ardian Gjinit.
Sipas burimeve, takimi ishte planifikuar të mbahej në orën 18:00, por Gjini ka refuzuar ftesën.
Pritet që Gjini të deklarohet më vonë gjatë ditës dhe të sqarojë qëndrimin e tij.
Ky zhvillim vjen në ditët e fundit të afatit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.