August 7, 2026
1 min read

Kurti: Takimet me LDK-në janë përpjekje normale, jo lajm

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se takimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk duhet të konsiderohen më lajm, pasi sipas tij ato janë pjesë e përpjekjeve për konstituimin e institucioneve.

Para takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Kurti tha se do të ketë lajm vetëm nëse arrihet një marrëveshje politike.

“Kur të kemi marrëveshje politike, nga ana ime do të keni edhe material për lajme. Takimet me LDK-në nuk janë më lajm. Janë përpjekje normale për t’i konstituar institucionet e legjislaturës së 11-të”, deklaroi Kurti.

Latest from Blog

Go toTop