August 7, 2026
1 min read

Sonte vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sonte për vazhdimin e seancës konstituive dhe përmbylljen e procesit të konstituimit të legjislaturës së re.

Sipas burimeve, seanca pritet të nisë rreth orës 20:00 ose 21:00.

Ndërkohë, Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku po zhvillojnë një takim për të diskutuar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje politike.

Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit përfundon sonte në mesnatë.

Latest from Blog

Go toTop