October 2, 2025
2 mins read

Supremja shfuqizon rregulloren për organizimin e brendshëm të AKPPM-së

Gjykata Supreme ka marrë vendim për shfuqizimin e Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës, e Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

Sipas njoftimit të kësaj gjykate, vendimi erdhi si rrjedhojë e padisë ndaj Zyrës së Kryeminisrtit dhe kësaj agjencie të 10 punonjësve të AKPPM-së.

“Gjykata Supreme e Kosovës në çështjen juridike në konfliktin administrativ sipas padisë së paditësve: L.F., A.V., A.L.Z., Xh.I., P.Gj., L.B., H.S., M.R., A.I., S.T., të cilët i përfaqëson Ardian Bajraktari, avokat, sipas autorizimit, kundër të paditurës: Zyra e Kryeministrit dhe Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), përfaqësuar nga Ministria e Drejtësisë – Avokatura Shtetërore, avokat Bedri Krasniqi, me bazë juridike: shfuqizimin e aktit nënligjor normativ – Rregulloren (ZKM) Nr.04/2025 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, me kërkesë për caktimin e masës së posaçme/përkohshme të sigurimit, në shqyrtimin gjyqësor publik, të mbajtur në praninë e palëve ndërgjyqëse, më datë 22 shtator ka aprovuar pjesërisht të bazuar kërkesëpadinë e paditësve në fjalë”.

“Është shpallur e paligjshme dhe është shfuqizuar Rregullorja (ZKM) Nr.04/2025 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, e publikuar në Gazetën Zyrtare më datë 18.04.2025. Pjesa tjetër e kërkesëpadisë së paditësve është refuzuar, si në pikën I, me të cilën kanë kërkuar që të detyrohet e paditura: Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), me seli në Prishtinë, që të nxjerrë aktin nënligjor normativ në përputhje me dispozitat ligjore”.

“Po ashtu, është refuzuar kërkesa për caktimin e masës së përkohshme të sigurimit, me të cilën paditësit kanë kërkuar ndalimin e prodhimit të pasojave juridike të Rregullores, deri në vendosjen meritore sipas kërkesëpadisë”, theksohet në vendim.

“Paditësit pretendojnë se akti i kontestuar karakterizohet me të meta të mëdha 3 materiale dhe procedurale, të cilat e bëjnë atë të jetë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi dhe si i tillë vënë në dyshim funksionalitetin e institucionit si dhe sigurinë juridike të paditësve. Shkelja e parë, e cila vlerësohet si substanciale për qëllime të vlerësimit të ligjshmërisë së aktit të kontestuar në pikëpamje procedurale, është fakti i pakontestueshëm se procesi i hartimit dhe finalizimit të të njëjtit është shoqëruar me shkelje të shumta ligjore në kuptimin procedural”.

Latest from Blog

Go toTop