August 7, 2026
1 min read

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi larg marrëveshjes me LVV-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se pas takimit me liderin e LVV-së, Albin Kurti, palët mbeten larg arritjes së një marrëveshjeje politike.

Abdixhiku tha se për LDK-në nuk ka arsye që të shtyhet konstituimi i Kuvendit dhe kërkoi që seanca të mbahet sa më shpejt.

Sipas tij, përgjegjësia për përfundimin e këtij procesi i takon partisë së parë, ndërsa vonesat e mëtejshme e vështirësojnë arritjen e një dakordimi.

Ai theksoi se çështja kryesore e diskutimit ka qenë zgjedhja e presidentit/es, ku sipas tij nuk është arritur pajtim.

Abdixhiku tha se LDK-ja ka kërkuar balancë institucionale dhe ka bërë përpjekje për të gjetur një zgjidhje, por deri tani nuk ka pasur përparim.

Latest from Blog

Go toTop