Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se pas takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ende ekzistojnë dallime mes palëve për arritjen e një marrëveshjeje politike.
Kurti deklaroi se duhet të respektohet vullneti i qytetarëve dhe të arrihet një balancë demokratike në formimin e institucioneve.
Sipas tij, pengesa kryesore lidhet me dallimin mes rezultatit të zgjedhjeve dhe kërkesave për pozitat institucionale.
Kurti theksoi se presidenti i ardhshëm duhet të jetë një figurë konsensuale dhe jo një zgjedhje partiake.
Ai tha se po vazhdon përpjekjet për të gjetur një zgjidhje dhe se mbetet optimist për arritjen e një marrëveshjeje politike.