August 7, 2026
1 min read

Gjini refuzon takimin me Kurtin: Rruga juaj është e dëmshme për Kosovën

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka refuzuar ftesën për takim nga lideri i LVV-së, Albin Kurti, lidhur me formimin e institucioneve të reja.

Në letrën e kthyer Kurtit, Gjini ka thënë se qëndrimet e Aleancës janë të njohura dhe se nuk sheh nevojë për një takim të tillë.

Ai ka deklaruar se, edhe pse pajtohet që demokracia kërkon bashkëpunim, është i bindur se rruga politike e ndjekur nga Kurti është e gabuar dhe e dëmshme për Kosovën.

Gjini ka shtuar se ftesat për takime nuk duhet të përdoren për të krijuar hapësirë për fajësime rreth mungesës së bashkëpunimit.

Latest from Blog

Go toTop