Kanë kaluar më shumë se gjysmë ore nga koha e paraparë për fillimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, por punimet ende nuk kanë nisur.
Në pamjet nga Kuvendi shihet se deri më tani në sallën plenare nuk ndodhet asnjë deputet.
Në seancën e sotme pritet të procedohet me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, në kuadër të përpjekjeve për konstituimin e legjislaturës së re.