August 8, 2026
1 min read

Ish-avokati i Trumpit bëhet prokurori i ri i përgjithshëm i SHBA-së!

Todd Blanche, ish-avokati personal i presidentit Donald Trump, është konfirmuar si prokuror i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara.

Blanche u konfirmua me 50 vota pro dhe 49 kundër, ndërsa dy senatore republikane votuan kundër tij.

Vendimtare ishte vota e senatorit republikan Bill Cassidy, i cili tha se Blanche ishte zgjedhja më e mirë për këtë pozitë.

Të gjithë senatorët demokratë votuan kundër emërimit të tij, ndërsa disa republikanë kishin shprehur shqetësime për rolin e Blanche në çështjen e dokumenteve të Jeffrey Epstein dhe fondin prej 1.8 miliardë dollarësh të lidhur me Trumpin.

Me këtë votim, Blanche merr drejtimin e Departamentit të Drejtësisë dhe bëhet zyrtari më i lartë i zbatimit të ligjit në SHBA.

Latest from Blog

Go toTop