August 8, 2026
1 min read

Rama: Kosova nuk është pronë e Albin Kurtit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke kritikuar ashpër kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.

Rama, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Kosova nuk është pronë e Albin Kurtit”, ndërsa ka theksuar se Kushtetuta nuk duhet të përdoret për manipulime politike.

Ai i ka cilësuar zhvillimet e fundit në Kuvend si “papërgjegjësi të rëndë institucionale”, duke akuzuar Kurtin për kalkulime politike.

“Afatet po kalojnë. Kuvendi mbetet i pakonstituuar. Institucionet po mbahen në bllokadë, ndërsa Albin Kurti vazhdon me kalkulime për pushtet”, ka shkruar Rama.

Ai ka kërkuar që të respektohen afatet kushtetuese dhe të zhbllokohet funksionimi i institucioneve të Kosovës.

Latest from Blog

Go toTop