August 8, 2026
1 min read

Zhvillimet në Kuvend, kështu i raportuan mediat ndërkombëtare

Zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës kanë tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.

Seanca konstituive u ndërpre sërish pasi kryetari i LVV-së, Albin Kurti, nuk propozoi emër për kryetar të Kuvendit, duke kërkuar më shumë kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike.

Situata u tensionua më tej kur deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, hodhi vezë në drejtim të Kurtit.

Gazeta britanike “Metro” raportoi për ngjarjen me titullin: “Kaosi shpërthen në Parlamentin e Kosovës, deputetja hedh vezë drejt kryeministrit”.

Edhe “Sky News” publikoi pamjet e incidentit, duke e titulluar raportimin: “Momenti kur deputetja e opozitës hedh vezë drejt kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në seancën parlamentare”.

Për ngjarjen raportoi edhe Associated Press, me titullin: “Deputetja e opozitës qëllon me vezë kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në seancën parlamentare”.

Raportimi i AP-së më pas u shpërnda edhe nga një numër i mediave të tjera ndërkombëtare, duke bërë që zhvillimet në Kuvend të marrin vëmendje përtej Kosovës.

Latest from Blog

Go toTop