August 10, 2026
1 min read

Tragjedi në Gjermani, dy persona humbin jetën në aksident

Një aksident i rëndë trafiku ka përfunduar me dy viktima në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë.

Një kamion i Kryqit të Kuq Gjerman dhe një motoçikletë me dy persona janë përplasur në një rrugë rurale, pranë hyrjes së një qendre të Kryqit të Kuq.

Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti 38-vjeçar dhe pasagjerja e tij 33-vjeçare kanë marrë plagë të rënda dhe kanë ndërruar jetë në vendngjarje, pavarësisht intervenimit të ekipeve emergjente.

Sipas dyshimeve fillestare të policisë, shoferi 35-vjeçar i kamionit po tentonte të kthehej dhe nuk e kishte vërejtur motoçikletën që po vinte nga drejtimi i kundërt.

Shoferi i kamionit pësoi shok dhe u dërgua në spital.

Rruga mbeti e mbyllur për rreth katër orë, ndërsa policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Latest from Blog

Go toTop