Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ngritur shqetësimin për rritjen e kapaciteteve ushtarake të Serbisë, duke thënë se nuk bëhet fjalë vetëm për modernizim të ushtrisë.
Sipas Kurtit, armatosja e Serbisë është pjesë e një strategjie më të gjerë politike dhe diplomatike, të lidhur me synimet hegjemoniste të Beogradit në rajon, veçanërisht ndaj Kosovës.
Kurti ka paralajmëruar edhe për ndikimin e Rusisë në Ballkan, duke thënë se lufta në Ukrainë ka ndryshuar situatën e sigurisë në Evropë.
Ai theksoi se Kosova do të vazhdojë forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe partneritetin me SHBA-në dhe NATO-n, ndërsa diplomatëve u bëri thirrje të jenë të gatshëm për përballjen me dezinformimin dhe narrativat e rreme.