August 10, 2026
1 min read

Gruda i kundërpërgjigjet Konjufcës: Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar qartë se brenda 30 ditësh duhet të konstituohet Kuvendi

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, i është kundërpërgjigjur Glauk Konjufcës lidhur me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Gruda ka thënë se Gjykata Kushtetuese shkohet për të interpretuar Kushtetutën, e jo për të interpretuar sërish aktgjykimet e saj.

Sipas tij, në Aktgjykimin KO124/25, Gjykata ka përcaktuar qartë se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, dhe jo vetëm të provohet nisja e procesit.

Gruda i është referuar edhe paragrafit 140 të aktgjykimit, duke theksuar se afati 30-ditor është afat brenda të cilit duhet të përfundojë konstituimi i Kuvendit.

“Çfarë po kërkon të dërgojmë edhe një herë në Gjykatë? Që Gjykata ta interpretojë interpretimin e vet?”, ka shkruar Gruda.

Latest from Blog

Go toTop