Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 27 vatra zjarri, prej të cilave 5 vazhdojnë të jenë aktive dhe 2 janë nën monitorim.
Në terren janë angazhuar 371 forca dhe 42 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 153 efektivë, 6 automjete, 4 helikopterë dhe një avion “Air Tractor”.
Në disa zona situata është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për banesat, ndërsa zjarri në Vilëz të Kurbinit vijon të jetë aktiv. Ndërhyrja nga ajri ka ndihmuar në frenimin e përhapjes së flakëve.