August 10, 2026
1 min read

Labinot Tahiri dhe 2 Ton dhurojnë 5 mijë euro për Roelin

Këngëtari Labinot Tahiri ka bërë të ditur se së bashku me reperin 2 Ton kanë dhuruar gjithsej 5 mijë euro për të ndihmuar Roelin e Shpatit dhe familjen e tij.

Nga kjo shumë, 4 mijë euro i ka dhuruar Tahiri, ndërsa 1 mijë euro 2 Ton.

Tahiri ka bërë thirrje edhe për qytetarët që, sipas mundësive, të kontribuojnë për Roelin, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe bamirësisë.

“Roel, të do xhaxhi Labi”, ka shkruar ai në fund të mesazhit të tij.

Latest from Blog

Go toTop