Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka deklaruar se Kosova ndodhet në një situatë të paprecedentë politike dhe institucionale, duke akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për shkelje të Kushtetutës.
Pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Çitaku tha se partia do t’i intensifikojë aktivitetet dhe do të ndërmarrë veprime për, siç u shpreh ajo, mbrojtjen e rendit kushtetues.
“Kosova është në një terren tërësisht të pashkelur më parë”, deklaroi Çitaku, duke pretenduar se Kurti e ka shkelur Kushtetutën “në mënyrë serike”.
Ajo paralajmëroi se PDK-ja do të përdorë “çdo mjet demokratik, qytetar, politik e publik” për ta kundërshtuar situatën aktuale.
“Ky vend, kjo Republikë, kjo Kushtetutë është miratuar me shumë mund, me shumë gjak, me shumë sakrificë dhe ne nuk do të lejojmë që të nëpërkëmbet”, përfundoi Çitaku.
/Demantim News/