Një 23-vjeçar, oficer policie në trajnim pranë Greater Manchester Police, është arrestuar nën dyshimin për rrëmbim, përdhunim dhe drejtim të rrezikshëm të automjetit.
Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje, kur një grua në të 20-at telefonoi numrin e emergjencës 999 duke kërkuar ndihmë nga brenda një automjeti.
Policia e gjurmoi automjetin dhe nisi ndjekjen. Pas ndalimit të tij, 23-vjeçari u arrestua dhe po merret në pyetje në paraburgim. Ai është pezulluar nga detyra.
Gruaja u gjet e sigurt në vendngjarje dhe iu dha mbështetja e nevojshme.
Rasti po hetohet nga policia dhe është referuar vullnetarisht edhe te Independent Office for Police Conduct (IOPC).
Zëvendësdrejtuesi i policisë, Mark Dexter, e cilësoi rastin si “thellësisht shqetësues dhe tronditës”, duke thënë se do të ndërmerren të gjitha masat për mbrojtjen e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.