Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Toney, ka paralajmëruar një episod të veçantë të “Spicy Show”, ku për herë të parë do të shfaqet në intervistë së bashku me partneren e tij, Ega Islami.
Përmes disa pamjeve nga xhirimet, Toney ka lënë të kuptohet se në këtë intervistë çifti do të flasë hapur për lidhjen e tyre, ndërsa ka paralajmëruar edhe një të re për publikun.
“E di që e keni prit këtë episod. Edhe pak… del shumë shpejt! Ka shumë sene që i kemi thanë, po edhe kemi diçka të re me ju lajmëru”, ka shkruar ai.
Ende nuk dihet se cila do të jetë surpriza që dyshja kanë përgatitur, por një detaj i rëndësishëm rreth lidhjes së tyre tashmë është bërë i ditur.
Sipas burimeve të Prive By Liberta Spahiu, Toney dhe Ega e kanë fejesën në planet e tyre dhe pritet që këtë hap ta ndërmarrin shumë shpejt.
Tani mbetet të shihet nëse pikërisht fejesa do të jetë lajmi i veçantë që çifti do ta ndajë me publikun në episodin e ardhshëm të “Spicy Show”.
