Kënga e njohur “Mora fjalë” e Shkurte Fejzës po merr një tjetër dimension, pasi do të jetë pjesë e filmit të ri amerikan “The Journalist Mission”, i cili trajton ngjarjet e Luftës së Kosovës.
Sipas një publikimi në rrjetet sociale, muzika e këngës së njohur të artistes shqiptare ka shërbyer si frymëzim për skenarin e filmit.
“I gjithë skenari i ‘The Journalist Mission’ është shkruar me melodinë e ‘Mora fjalë’ nga e madhja Shkurte Fejza”, thuhet në publikim.
Përfshirja e këngës në këtë produksion ndërkombëtar shihet si një tjetër rast ku kultura dhe arti shqiptar përcjellin historinë e Kosovës te një audiencë përtej kufijve.