August 11, 2026
1 min read

BE-ja kritikon deklaratat për Ibrin: Nuk ndihmojnë normalizimin Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, duke vlerësuar se një qasje e tillë nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Zëdhënësja e BE-së për çështjet e jashtme, Annita Hipper, tha se deklaratat për ndryshime të mundshme të rrjedhës së lumit dhe veprimet që mund të pasojnë nuk e mbështesin objektivin për një marrëdhënie normale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas saj, normalizimi mund të arrihet vetëm përmes dialogut, ndërsa përparimi në dialogun Kosovë-Serbi mbetet një prej kushteve për avancimin e të dyja vendeve drejt Bashkimit Evropian.

Reagimi i BE-së vjen pasi Vuçiq deklaroi se Serbia po shqyrton mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit dhe se për këtë çështje ka angazhuar ekspertë, duke e lidhur këtë ide me zhvillimet në raport me komunitetin serb në Kosovë.

BE-ja ka përsëritur se dialogu dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura mbeten thelbësore për rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë.

Latest from Blog

Go toTop