Një shtetas kosovar, i cili ishte në arrati dhe kërkohej ndërkombëtarisht, është ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë përmes pikës kufitare në Vërmicë.
Sipas Policisë së Kosovës, ai ishte arrestuar nga autoritetet shqiptare në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar përmes INTERPOL-it, për shkak të dënimit për veprën penale “Vrasje”.
I njëjti është dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim dhe, pas përfundimit të procedurave të ekstradimit, i është dorëzuar Policisë në Pejë.
Tashmë pritet të dërgohet në qendrën korrektuese për vuajtjen e dënimit.
Policia ka thënë se ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë.