August 12, 2026
1 min read

Gashi i bën thirrje LDK-së të reagojë: “Kosovës po i mungon LDK-ja”

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar për situatën e tensionuar në Kuvend, ku sipas tij përplasjet po marrin përmasa më serioze dhe po rritet rreziku për konflikte fizike.

Ai ka kritikuar vazhdimin e bllokimit të Kuvendit, duke theksuar se në këtë moment, sipas tij, po mungon një qëndrim i qartë dhe vendimtar nga LDK-ja.

“Në fakt, Kosovës po i mungon LDK-ja. Po i mungon fryma Rugoviane. Sepse kur institucionet bllokohen dhe tensionet rriten, Kosovës i duhet më shumë dialog, maturi, shtet dhe Republikë. Është koha që LDK-ja të flasë”, tha Gashi.

Latest from Blog

Go toTop