Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media mëngjesin e së enjtes, më 13 gusht.
Sipas njoftimit të partisë, konferenca do të nisë në orën 07:30, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
“Partia Demokratike e Kosovës fton përfaqësuesit e mediave që nesër, e enjte, 13 gusht 2026, në ora 07:30, të marrin pjesë në konferencën për media”, thuhet në njoftim.
PDK nuk ka bërë të ditur temën e konferencës.
Kjo do të jetë konferenca e dytë e PDK-së brenda një kohe të shkurtër, pasi partia doli para mediave edhe sot, pas zhvillimeve dhe tensioneve në Kuvendin e Kosovës.
/Demantim News/