Përgatitjet për sezonin e pestë të “Big Brother VIP Kosova” kanë nisur, ndërsa emrat e mundshëm të banorëve po ngjallin kureshtje të madhe te publiku.
Në mesin e personazheve që pritet t’i bashkohen këtij edicioni është edhe këngëtarja e njohur Vjollca Haxhiu.
Sipas informacioneve, negociatat mes këngëtares dhe produksionit janë në fazën finale dhe marrëveshja pritet të konkretizohet së shpejti.
Nëse konfirmohet pjesëmarrja e saj, Haxhiu mund të jetë një nga emrat më të komentuar të BBVK 5, ndërsa publiku tashmë është në pritje të zbulimit të plotë të kastit të ri.