August 17, 2026
1 min read

“Fundi i Arratisë”! Kapet pas një operacioni të madh personi shumë i kërkuar në Shqipëri

Një person i shumëkërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë është arrestuar në Shqipëri pas një operacioni të koduar “Fundi i Arratisë”.

Bëhet fjalë për Ylli Zallën, i cili prej kohësh i shmangej drejtësisë.

Operacioni u zhvillua në Krujë nga forcat speciale RENEA, Forca e Posaçme Operacionale dhe njësitë e Policisë së Tiranës e Krujës.

Pas këtij aksioni, arratisja e tij mori fund dhe Zalla përfundoi në prangat e Policisë së Shtetit.

Latest from Blog

Go toTop