Policia shqiptare ka zbardhur detaje të reja nga arrestimi i Ylli Zallës, i cili ishte shpallur person shumë i kërkuar.
Operacioni i koduar “Fundi i Arratisë” u zhvillua në Krujë nga forcat speciale RENEA dhe njësitë e tjera policore.
Zalla ishte fshehur në një zonë të pyllëzuar, ku policia arriti ta lokalizonte dhe ta arrestonte. Në momentin e kapjes, atij iu gjet një kallashnikov dhe tre karikatorë, të cilat u sekuestruan.
Por kjo nuk është hera e parë që emri i tij lidhet me armë. Muaj më parë, në banesën e tij ishte zbuluar një arsenal armësh, municioni dhe lëndë plasëse.
Pas disa arratisjeve nga policia, kësaj radhe operacioni “Fundi i Arratisë” i dha fund kërkimit për të.