Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Unazën e Madhe, pranë zonës së Farkës në Shqipëri.
Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një automjet. Si pasojë e përplasjes, kamioni është përmbysur së bashku me automjetin dhe të dy kanë përfunduar në mes të rrugës.
Ngjarja ka shkaktuar vështirësi në qarkullim, ndërsa lëvizja e automjeteve në këtë pjesë të rrugës është penguar.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se një person ka mbetur i lënduar si pasojë e aksidentit.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë dalë shërbimet e emergjencës dhe pjesëtarë të Policisë, të cilët kanë nisur veprimet për menaxhimin e situatës dhe për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.
Hetimet për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të plota të ngjarjes janë duke vazhduar.