Dëbimet e grave nga shtëpia e prindërve të tyre për shkak të prishjes së marrëdhënieve, siç është fejesa apo edhe martesa, konsiderohet formë e rëndë e kontrollit dhe e drejtave themelore të njeriut.
Lidhur me këtë, në emisionin “Kosova Today”, Linda Pano thotë se prindërit duhet t’i kuptojnë vajzat e tyre lidhur me vendimet e vështira që i marrin në lidhje me marrëdhëniet e tyre.
“Është e drejtë e një vajze të qëndrojë me partnerin e saj apo jo, se ndoshta ai ka qenë i dhunshëm, dhe prindërit duhet ta kuptojnë këtë. Unë mendoj se prindërit bëjnë këto veprime për shkak që nuk e kuptojnë mendimin e vajzës”, u shpreh Pano.
Sipas saj, dhuna në çdo lloj mënyre është e patolerueshme.
Nga ana tjetër, psikologia Doruntina Murturi, thotë se çdo vlerësim dhe vendim i një të rrituri, duhet merret i mirëfilltë.