Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka rikthyer vëmendjen te çështja e urës mbi lumin Ibër, duke paralajmëruar se së shpejti do t’i drejtohet me letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Vuçiq tha se përmes kësaj letre do të kërkojë që ura të mos hapet. Ai shprehu dyshime se kërkesa e tij do të pranohet nga Rutte.
Sipas tij, letra mund të dërgohet brenda ditës ose gjatë ditës së nesërme. Ai gjithashtu përmendi edhe komandantin e KFOR-it lidhur me këtë çështje.