August 19, 2026
1 min read

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen pranë Lushnjës

Një tërmet me magnitudë 3.8 është regjistruar sot në Shqipëri.

Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet janë regjistruar rreth orës 12:44, ndërsa epiqendra e tërmetit ka qenë afërsisht 8 kilometra në verilindje të Lushnjës.

Epiqendra është lokalizuar gjithashtu rreth 29 kilometra në jugperëndim të Elbasanit.

Deri në publikimin e këtyre të dhënave nuk janë raportuar informacione për dëme materiale apo persona të lënduar.

Latest from Blog

Go toTop