Reperi G-Bani ka befasuar ndjekësit me një postim misterioz në Instagram, duke nxitur menjëherë dyshimet se mund të ketë bërë një hap të rëndësishëm në jetën e tij private.
Në fotografinë e publikuar shihen dy duar të kapura, ndërsa vëmendjen e tërheq një unazë në dorën e vajzës që ndodhet pranë reperit.
G-Bani nuk ka shoqëruar imazhin me asnjë përshkrim dhe nuk ka dhënë konfirmim zyrtar se bëhet fjalë për fejesë. Megjithatë, fotografia ka mjaftuar për të nxitur spekulimet e ndjekësve.
Duke qenë se reperi ka zgjedhur të jetë i rezervuar sa i përket jetës së tij sentimentale, ky postim i fundit ka tërhequr edhe më shumë vëmendje.
Nëse unaza është vërtet një shenjë fejese apo fotografia ka një tjetër domethënie, pritet të sqarohet nga vetë G-Bani.
