August 20, 2026
1 min read

Lajm i mirë për shoferët: eKosova do t’ju paralajmërojë 15 ditë para skadimit të regjistrimit

Pronarët e automjeteve në Kosovë tashmë do të kenë një mënyrë më të lehtë për të mos harruar afatin e regjistrimit të automjetit.

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), në bashkëpunim me Agjencinë e Regjistrit Civil (ARC), ka aktivizuar një shërbim të ri në platformën eKosova, i cili do t’i njoftojë pronarët 15 ditë para skadimit të regjistrimit.

Njoftimi synon t’u mundësojë qytetarëve që të jenë në dijeni me kohë për afatin dhe t’i kryejnë obligimet për regjistrimin e automjetit pa vonesa.

Shërbimi i ri është pjesë e përpjekjeve për digjitalizimin dhe lehtësimin e shërbimeve administrative për qytetarët përmes platformës elektronike eKosova.

Latest from Blog

Go toTop