August 20, 2026
1 min read

Dhimbje në KEK: Sindikata reagon pas vdekjes së Arbenit Ahmetit në vendin e punës

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka reaguar pas vdekjes së punëtorit Arbenit Ahmeti, i cili humbi jetën sot gjatë kryerjes së detyrave të tij në vendin e punës.

Ahmeti ndërroi jetë pasi, sipas informacioneve të bëra publike, ra në kontakt me tensionin elektrik gjatë angazhimit në punë.

Sindikata ka shprehur pikëllim të thellë për humbjen e punëtorit, duke theksuar se ai u nda nga jeta në krye të detyrës dhe la pas dhimbje te familjarët, kolegët dhe të gjithë ata që e njihnin.

Në reagimin e saj, Sindikata e Re e KEK-ut u ka shprehur ngushëllime familjes Ahmeti, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.

“Arbeniti u nda nga jeta në krye të detyrës”, thuhet në reagim, ndërsa sindikata ka theksuar se humbja e një punëtori në vendin e punës është një dhimbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë komunitetin e KEK-ut.

Latest from Blog

Go toTop