August 20, 2026
1 min read

Sveçla: Armatimi në veri u gjet në 12 lokacione, do të ekzaminohet për lidhje me raste kriminale

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se armatimi i sekuestruar në pjesën veriore të Kosovës është gjetur në 12 lokacione të ndryshme.

Gjatë një konference për media nga Qendra e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, Sveçla tha se armët e gjetura do t’i nënshtrohen ekzaminimeve dhe analizave të detajuara.

Sipas tij, qëllimi është të përcaktohet origjina dhe përdorimi i armatimit, si dhe lidhjet e mundshme të tij me raste të ndryshme që janë duke u hetuar.

“Armatimi është gjetur në 12 lokacione të ndryshme. Nga sot, ai do t’i nënshtrohet ekzaminimit dhe analizave të detajuara, me qëllim të përcaktimit të origjinës, përdorimit dhe lidhjeve të mundshme me rastet e hetuara”, deklaroi Sveçla.

Ai tha se ekzaminimet pritet të ndihmojnë edhe në sqarimin e lidhjeve të mundshme me raste të tjera kriminale.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop